Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim".
Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë leksionesh në Institutin Goethe – “Vallet e shtrigave”, “Performanca dhe trupi brenda dhe jashtë kubit të bardhë”, “Vlera e kërcimit”.
Programi artistik ndërkombëtar do të hapet më 14 maj me shfaqjen “Kërcimtarja radikale” të koreografes gjermane Zufit Simon, i vlerësuar me çmimin prestigjioz “Faust” për një performancë kërcimi.
Në kuadër të festivalit do të ketë edhe një platformë bullgare të kërcimit, ku 40 kuratorë dhe drejtorë teatrosh dhe festivalesh në Evropë, Korenë e Jugut, Egjipt dhe Jordani do të njihen me 13 shfaqje bullgare dhe do të mund të ftojnë artistët për pjesëmarrje jashtë vendit.Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..