“Moda në pasqyrën e një shekulli – nga mesi i shekullit të XIX-të deri në mesin e shekullit të XX-të” – me këtë titull, Agjencia Shtetërore “Arkivat” prezanton në një ekspozitë me mbi 120 foto dhe artefakte origjinale ndryshimin e veshjeve dhe aksesorët në një nga segmentet më interesante të historisë së re bullgare.

Panele të veçanta ilustrojnë petkat e grave, burrave, fëmijëve, dasmave, modës së pallatit, aksesorëve, uniformave, veshjeve të sportit, plazhit dhe karnavaleve, si dhe modele flokësh gjatë këtyre gati 100 viteve.

Ekspozita mund të shihet nga data 16 maj deri më 15 qershor 2024 në sallën e ekspozitës së Agjencisë së Arkivave në Sofje. Ajo do të jetë e hapur edhe në Natën e Muzeve dhe Galerive – 18 maj, nga ora 17:00 deri në mesënatë.
Foto: Agjencia Shtetërore “Arkivat”Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..