"Bora e kujtimit" është një nga këngët emblematike të muzikantit të ndjerë Georgi Minçevit. Dy miq të tij - Mihaill Bellçev dhe Kirill Kalev - e thurën në këngën e tyre "Në vend të përgjigjes" si nderim për të paharruarin Georgi Minçev, të cilit Mihaill Bellçev ia kushtoi tekstin. Autori i muzikës është Kirill Kalev, i cili ndër vite ka një miqësi të thellë me të dy. Prandaj “Në vend të përgjigjes” logjikisht gjen vendin e vet në albumin e tij të ri “Arti i këngës” si një lloj “himni” emocional i miqësisë në poezi dhe muzikë.

Albumi i katërt prej autori të muzikantit Kirill Kalev doli në fund të vitit 2023 me rastin e 69-vjetorit të “rrumbullakosur” të autorit, siç i pëlqen të bëjë shaka edhe ai vetë, dhe shënon edhe 50-vjetorin e tij në skenë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube / Kiril Kalev
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR