Tubimi i 12-të Kombëtar i Mbarështuesve të Deleve u hap më 24 maj nën tingujt e gajdeve dhe me dëbimin e forcave të liga nga burrat e maskuar të quajtur kukeri. Pranë Manastirit Pjetri dhe Pali në afërsi të qytetit Veliko Tërnovo, 5-vjeçarja Mine Ismail interpretoi "Kur isha bari", një këngë që simbolizon mënyrën tradicionale bullgare të jetesës, e cila është motori i vërtetë ekonomik i Rilindjes Kombëtare Bullgare. Bashkëkryetari i Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe Dhive, Simeon Karakolev, u uroi bujqve forcë për të ecur përpara, ndërsa konsumatorëve "të vlerësojnë shijen dhe produktet bullgare të prodhuara nga fermerët që janë në prag të zhdukjes". Zëvendësministri i bujqësisë Ivan Kapitanov premtoi mbështetje shtetërore për këtë sektor. Në tubim mund të shihen afro 1000 kafshë nga 30 raca – dele, dhi, qen, kuaj dhe gomarë. Deri më 26 maj do të zhvillohen garat për qethjen e deleve, për kuajt dhe gara tradicionale për dashin më të rëndë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..