A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq në Ballkanin e Vracës më 1 qershor 1878.
Më 2 qershor 2024, në orën 11:00 me orën lokale, para monumentit të Botevit do të mbahet një ceremoni solemne me rastin e 148 vjetorit të vdekjes së revolucionarit dhe në kujtim të heronjve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë - mësojmë nga Komuna Bullgare në Republikën e Moldavisë, e cila së bashku me Shoqatën Shkencore të Bullgarëve në Moldavi ftuan të gjithë me gjak bullgar në venat e tyre të bashkohen në tubim.
Monumenti me fytyrën e Hristo Botevit dhe fjalët e tij të famshme: "Ai që bie në luftë për liri, ai nuk vdes" u inaugurua në vitin 1977 në kryeqytetin moldavian dhe është monumenti i dytë më i rëndësishëm bullgar atje pas monumentit "Shipka".

“Ky monument ndodhet më shumë se 550 km nga vendlindja e Hristo Botevit, por vlerësohet me jo më pak dashuri dhe jo më pak patriotizëm”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes së monumentit të rinovuar në vitin 2023 në prag të Ditës së Iluministëve të Popullit.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: Shoqata Shkencore e studiuesve në gjuhën dhe kulturën bullgare në Republikën e Moldavisë, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari. Mendohet se Joan Rillski..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..