Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi i saj i parë – pavarësisht moshës së saj të re. Ajo ka dhjetëra çmime nga konkurse muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në muajin prill, Dani Ilieva prezantoi këngën e saj të re "A do të puth" në skenën e Festivalit Ndërkombëtar Kulturor të Trëndafilave në qytetin Sanja të Kinës. Publiku prej mbi 500 personash përfshinte mysafirë zyrtarë nga disa zona të Kinës, si dhe ambasadorin e Mauritiusit. “Pa ditur bullgarisht, e kuptuam se për çfarë po këndonit”, ndanë njerëzit pas ngjarjes dhe ndaluan Danin për foto dhe autograf. “Përvojë e paharrueshme! Skena ishte e jashtëzakonshme, organizatorët më befasuan me balet dhe koreografi veçanërisht për prezantimin tim. Pashë sesi muzika na bashkon dhe flet një gjuhë universale. Më vjen mirë se kënga ime arriti kaq shumë njerëz”, rrëfen Dani.
Me këtë nuk përfundojnë shfaqjet e këngëtares së re jashtë Bullgarisë - ajo kaloi me sukses një përzgjedhje dhe në shtator do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Arteve Skenike në Romë.

Kënga "A do të puth" është me tekst të Ivan Angellovit, i cili është autor i vargjeve të mbi 150 këngëve me popullaritet. Muzikën e kompozoi Eftim Çakërov nga Studio RE, e cila është producente muzikore e Dani Ilievës. Aranzhimin e bënë Rosen Parllapanov dhe Eftim Çakërov.
Videoja u xhirua në Paris, dhe disa nga pamjet u realizuan në sfondin e Kullën Eifel.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/danixilieva
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR