Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, shprehu zhgënjimin që vendi ynë ende nuk ka një pozitë me të cilën do të paraqitet në samitin e NATO-së, njoftoi reporteri i BNR, Daniell Inkov. Sipas Borisov, Komisioni Evropian nxori një raport se si populli bullgar humbi kohë dhe miliarda për shkak të Planit të Rimëkëmbjes. Fatkeqësisht, fondet evropiane nuk përdoren nga bullgarët dhe vetëm pas majit qeveria fillon të punojë me to, theksoi Borisov. Po vjen një takim i nivelit më të lartë në NATO, tashmë duhet ta kishim qëndrimin e Bullgarisë, të Ministrisë së Jashtme, kushdo që të shkojë duhet ta mbrojë, shtoi Borisov.
Mbrëmë vonë, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev pyeti Kuvendin Popullor se kush do ta përfaqësojë Bullgarinë në samitin që do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington.
Deputeti i partisë “Vëzrazhdane”, Conço Ganev, pas një këshilli në parlament sot në mëngjes, njoftoi se Kuvendi Popullor nuk do të mbajë qëndrim për kazusin se kush do ta përfaqësojë Bullgarinë në Samitin e NATO-së në Uashington. Qëndrimi i "Vëzrazhdane" është se vendi ynë mund të përfaqësohet në forum si nga kryeministri ashtu edhe nga presidenti, tha Ganev. Nga “Vëzrazhdane” shtuan, se pasi presidenti është komandant i përgjithshëm duhet të shkojë ai, pasi nuk kemi kryeministër të përhershëm. Nga ana e tyre, DPS-ja ishin të bindur se nuk donin që presidenti të jetë i pranishëm në këtë takim. “Veliçie” shprehu mendimin se “në fund le të vendosin ata dhe të shkojë kryeministri aktual”. Mendimit të DPS-së iu bashkua edhe PP-DB.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..