Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër, në edicionin e 47-të të seminarit, qëllimi i të cilit është promovimi i studimeve bullgare jashtë vendit marrin pjesë 88 veta. Mes tyre ka studentë dhe doktorantë, si dhe profesorë universiteti, mësues dhe përkthyes. Ata i bashkon dashuria për gjuhën dhe kulturën, historinë, muzikën dhe popullin tonë. Të gjithëve u ka lënë përshtypje edhe kuzhina jonë, por kanë mendimin e tyre edhe për politikën dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë.
Përveç disiplinave gjuhësore, seminari përfshin edhe mësime për historinë dhe kulturën bullgare, leksione për folklorin, kinemanë moderne bullgare dhe mitologjinë bullgare.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...