"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) publikoi "deklaratën e saj për daljen nga kriza politike në Bullgari". Koalicioni kërkoi mbështetjen e 160 deputetëve në parlament për deklaratën për të pranuar mandatin e dytë për të formuar një qeveri. Sipas dokumentit, “rruga për zgjidhjen e krizës së thellë politike në vend kalon përmes përfundimit të fazave kyçe të reformës së antikorrupsionit dhe drejtësisë”. Ata kërkojnë zgjedhjen e anëtarëve në Komisionin Kundër Korrupsionit; miratimin e Ligjit të ri për Gjyqësorin; ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Denoncuesve; ndryshimet ligjore që kufizojnë keqpërdorimin e mjeteve speciale të inteligjencës; miratimin e Ligjit për falimentimin e individëve; zgjedhjen e një avokati të ri të popullit dhe reforma e shërbimeve të sigurisë.
Në profilin e tij në Facebook, lideri i partisë “Ka një popull të tillë” Slavi Trifonov përkujtoi se shumë shpejt Gjykata Kushtetuese do të vendosë për ligjshmërinë e ndryshimeve në Kushtetutë të propozuara nga PP-DB dhe nëse ato rezultojnë të jenë antikushtetuese siç janë. Atëherë edhe metoda e propozuar prej tyre për zgjedhjen e Komisionit Kundër Korrupsionit dhe Ligjin e ri për pushtetin gjyqësor janë të paligjshëm. "PP-DB bëri diçka të çoroditur", vëren gjithashtu Trifonov. "Ata shkuan te presidenti dhe u përpoqën të fshiheshin pas shpinës së tij për të mbuluar pafuqinë dhe dështimin e tyre të plotë si mandatar.”
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..