Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit nga koalicioni erdhën Kirill Petkov, Nikollaj Denkov, Bozhidar Bojanov, Ljudmilla Ilieva, Atanas Atanasov dhe Nadezhda Jordanova. Por ata e kthyen mandatin të papërmbushur pasi nuk gjetën mbështetje nga forcat e tjera politike të përfaqësuara në parlament. Para presidentit, Nikollaj Denkov nga PP-ja tha se përkundër pamundësisë së formimit të qeverisë me mandatin e dytë, PP-DB nuk do të ndryshojë qasjen e saj dhe do të ruajë prioritetet e saj për krijimin e një ambienti mikpritës për biznesin dhe investitorët, për rritjen e të ardhurave, për zvogëlimin e pabarazisë, për ndarjen e fondeve për arsim dhe shëndetësi më të mirë. “Ne presim të marrim një mbështetje më të fortë publike, në mënyrë që në mundësitë e ardhshme t'i ngremë sërish këto tema dhe të jenë në qendër të diskutimeve në parlament”, tha Denkov. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit nuk është qëllim në vetvete, por mjeti kryesor për të arritur sukses në këtë drejtim.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..