Shoqata "BG Ji Aktiv" (BG Бъди активен) fton organizatat joqeveritare, klubet sportive dhe institucionet arsimore për të inkurajuar organizimin e veprimtarive të pastrimit dhe bisedave edukative në lidhje me fushatën "JO plehërishtave ilegale", me fokus hapësirat ujore.
“E nisëm fushatën para disa vitesh në përpjekje për të parandaluar formimin e këtyre deponimeve. Shumë shpesh secili prej nesh shikon deponime të ndryshme të vogla përreth fushave, lumenjve, pyjeve. Në rajone tona të preferuara që i vizitojmë shpesh gjejmë goma, divane, dyshekë dhe mbeturina të tjera, vendi i të cilëve nuk është aty. Me një ftesë u bëjmë thirrje OJQ-ve, klubeve sportive dhe institucioneve arsimore që të organizojnë aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës dhe ne do t'i mbështesim dhe do t'i ndihmojmë me një shumë parash dhe me një pjesë të organizimit të vetë veprimtarive”, thotë Rumjana Kirizieva nga shoqata.
Organizatat aplikuese do të vlerësohen sipas ambicieve të propozimeve të tyre dhe pesë kandidatët e përzgjedhur do të marrin një ndihmë financiare falas në vlerë prej 1000 leva.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /BG Бъди активен
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..