Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Tomas Bah. Presidenti bullgar shoqërohet nga bashkëshortja e tij Desisllava Radeva. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt me shfaqje speciale në Sofje, Varna dhe Burgas.
Në kryeqytet, projeksioni në natyrë organizohet nga Instituti Francez, në partneritet me "Topllocentralla" dhe Legrand, ku banorët dhe mysafirët e Sofjes do të mund të ndjekin ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris në tarracën e "Topllocentralla". Para fillimit të transmetimit do të ketë aktivitete të ndryshme sportive. Ceremonia e fillimit të Lojërave Olimpike më 26 korrik do të hapet nga ambasadori francez Zhoel Mejer. Të ftuar specialë do të jenë kampionë bullgarë, njoftojnë organizatorët.
Ngjarjet paralele në qytetet bregdetare janë në sheshin përballë bashkisë në Burgas dhe në Varna - përballë akuariumit.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...