Dueti “Chaz\'n\'Byanka” regjistroi një këngë të re. Në "Një hap më afër", këngëtarëve Ljubomir Bojanov dhe Vasilina Bjankova iu bashkua Daniell Petrov, i njohur nga grupi “Taking Heed”.
Pas krijimit të kësaj kënge qëndron një histori e vërtetë dhe shumë romantike. Ljubomir e shkroi këngën rreth 14 vjet më parë për një rast shumë specifik - për të fituar vajzën që i pëlqen. Mesa duket ia ka dalë pasi sot ajo është bashkëshortja e tij dhe janë të lumtur me dy fëmijët e tyre. Pothuajse një vit më parë, Ljubomiri vendosi që ky kujtim shumë personal duhet të shohë dritën. Ai tashmë i pëlqeu zëri i paharrueshëm i këngëtarit Daniell Petrov dhe e ftoi të marrë pjesë në projekt. Duke qenë se “Taking Heed” është më shumë një grup i orientuar drejt rokut, dhe dyshja “Chaz\'n\'Byanka” është plotësisht në sferën e muzikës pop, rezultati është shumë interesant.
"Një hap më afër" merr një pamje të përfunduar me aranzhimin e krijuar nga Ljubomir Bojanov me idetë dhe këshillat e vlefshme të këngëtarëve Vasilina Bjankova dhe Daniell Petrov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”