“Horizont” është një grup me një histori 40-vjeçare. I formuar në vitin 1984 nga shokët e klasës dhe miqtë, grupi i ka mbetur besnik rock-ut melodik për katër dekada. Në vitin 1994 nisi zyrtarisht performanca e tij e parë profesionale në skenën e konkursit prestigjioz “Orfeu i Artë” dhe veprimtaria profesionale e grupit po vazhdon tashmë 30 vjet.
Këtë vit frontmeni Valeri Sllavçev, vokalist kryesor dhe interpretues kitare, Dimitër Benkov - tastierë dhe vokal, Valeri Ivanov – kitarë, bas dhe vokal, dhe Mihaill Zhelevi, bateri, festojnë dy përvjetorë. Muzikantët i përkujtojnë këto ngjarje me albumin e tyre të ri të gjashtë "Të vërtetat e shpikura".
Viti jubilar për “Horizont” përfshin shumë takime me publikun - mbi 40 koncerte. Disa prej tyre janë në turneun "Koncerte me kauzë", i cili do të mbahet në teatrot verore në të gjithë vendin në shtator dhe do të përfshijë shumë interpretues. Por pjesa tjetër e koncerteve kalon nën moton “40 vjet grupi “Horizont”.
Ju ofrojmë këngën “Nëse nuk ka dashuri” me muzikë dhe tekst të Valeri Sllavçevit nga albumi i gjashtë jubilar i grupit “Horizont” “Të vërtetat e shpikura”.
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA