Autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Dimitër Bodurov, një burrë nga një vendbanim i vogël që u vendos për të jetuar në qytetin Stara Zagora disa kohë më parë. Si një dashamirës i muzikës që në fëmijëri, ai regjistroi të gjitha këngët e tij origjinale, prej të cilave mori guximin të këndonte vetëm një - ai u beson kryesisht muzikantëve të tjerë për t'i interpretuar ato. Dimitër Bodurov nuk punon për herë të parë me Samuell Manueljan. Ai zbuloi se zëri i këtij këngëtari ka thellësinë dhe timbrin e nevojshëm për të shprehur idetë që ai mishëron në këngët e tij.
Dimitër si autor dëshiron të bëjë muzikë jo për argëtim, por për tema serioze dhe kuptimplote. Duke bërë muzikë me një mesazh, këngët e tij janë gjithmonë të dedikuara dhe të drejtuara për familjarët e tij, gjë që është më e rëndësishmja për të. Konkretisht, në "Të gjitha gënjeshtrat", Dimitër Bodurov u lë mesazh fëmijëve të tij me shpresën se nëse në të ardhmen bien në kriza ekzistenciale, kjo këngë do t'i ndihmojë.
"Më lër tek ti dhe do të shohësh që unë mund të kthej ngjyrën e jetës në ata sy të bukur", këndon Samuell Manueljan.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..