Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të Akademisë. Dokumenti është nënshkruar nga kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave akademiku Julian Revallski dhe drejtori i përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev.
“Jetojmë në një kohë të mbiinformimit”, tha drejtori i përgjithshëm i BNR-së, sipas të cilit misioni i medias është të tregojë më shumë për shkencën dhe sugjeroi që nëpërmjet resurseve të radios t’i kthejmë librat shkencorë në formate audio.
Akademiku Revallski nga ana e vet theksoi se në vitet e fundit shkencëtarët nga Akademia kanë përgatitur afro 30 botime të drejtuara për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit dhe përmes versioneve audio këta libra do t'u arrijnë më lehtë.Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..