Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të porositur nga bTV. GERB-SDS fiton 23.1 për qind. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe “Vëzrazhdane” kanë përkatësisht 14.1 për qind dhe 13.3 për qind të preferencave. Krahu i DPS i Ahmed Dogan rreth Aleancës për të Drejtat dhe Liritë ka 8.4 për qind. DPS - Fillimi i ri i Deljan Peevskit ka 6.4 për qind. “BSP – e majta e bashkuar” merr 5.3 për qind mbështetje. “Ka një popull të tillë” me 3.4 për qind nuk e kalon pragun prej 4 për qind.
48 për qind e të anketuarve thonë se vota e blerë dhe e kontrolluar i dekurajon të votojnë. 55 për qind presin që ky votim të rritet më 27 tetor. Sociologu Dobromir Zhivkov thotë se deri në 1/4 e bullgarëve vendosin se për kë do të votojnë javën e fundit para votimit dhe 18-20 për qind vendosin në 2 ditët e fundit.
Sondazhi kombëtar i Agjencisë “Market Links” financohet nga bTV. Ai u krye mes 1011 të rriturve midis 25 shtatorit dhe 1 tetorit përmes intervistave ballë për ballë dhe një sondazhi në internet.
Lexoni më tepër:
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..