Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje u nderuan viktimat e sulmit të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit

Foto: BTA

Një ceremoni përkujtimore në Sinagogën Qendrore të Sofjes shënoi një vit nga sulmi i paprecedentë i lëvizjes palestineze "Hamas" kundër Izraelit. Sulmi shkaktoi luftën në Gazë, e cila, për shkak të organizatës "Hezbollah", përfshiu edhe Libanin fqinj. Politikanë, figura publike dhe qytetarë nderuan kujtimin e viktimave me një minutë heshtje. U mbajt edhe shërbesa fetare.

"Cikli i urrejtjes dhe dhunës në rajon duhet të përfundojë për hir të jetesës në paqe, stabilitet dhe mirëkuptim për brezat e ardhshëm," tha ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov. Ai shtoi se sulmi i paprecedentë i 7 tetorit e vuri në provë kuptimin e thelbit të njerëzimit, transmeton BTA. Kondov theksoi se “sot shprehim solidaritet me familjet e viktimave dhe shpresojmë për lirimin e pengjeve, mes të cilëve ka edhe dy bashkatdhetarë tanë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 nëntorin 2025

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..

botuar më 25-11-24 7.35.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen

Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..

botuar më 25-11-24 6.42.MD
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova

Zëvendëspresidentja: Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për refugjatët

Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..

botuar më 25-11-24 6.11.MD