Qindra qytetarë protestuan në të ashtuquajturën trekëndësh të pushtetit, ku ndodhen godinat e Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, me kërkesën për ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm.
“Ka traditë që për postin e kryeprokurorit për të dytën herë radhazi ka vetëm një kandidat dhe për të dytën herë laureat i Institutit të Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nuk kemi asgjë kundër këtij instituti, por le të përgatisë personel për Ministrinë e Brendshme, policinë apo luftën kundër krimeve, por jo për Prokurorinë”, tha Emill Georgiev nga Iniciativa “Drejtësia për të gjithë” – organizator i protestë me moton “#Kush po rigrupon kryeprokurorët”. Protestuesit nisën një peticion për të ndaluar procedurën.
Në mbledhjen e fundit, Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor emëroi Borisllav Sarafov, i cili pas lirimit të parakohshëm të Ivan Geshev, kryen funksionin e kryeprokurorit. Edhe pse mandati i Këshillit ka skaduar, më 16 janar të vitit të ardhshëm duhet të zgjedhë prokurorin e ri të shtetit.
Lexoni më shumë mbi temën:
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..