Njëzet e pesë Shoqata të Avokatëve nga i gjithë vendi i bënë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilit i ka skaduar mandati, të ndërpresë procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative. Ata gjithashtu iu drejtuan ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit Borisllav Sarafov të tërheqë nominimin e tij dhe të mos marrë pjesë në "një procedurë pa legjitimitet, e cila mund të shkatërrojë përfundimisht autoritetin institucional të zyrës së prokurorisë, sistemit gjyqësor dhe shtetësisë". Përfaqësuesit e Shoqatave të Avokatëve këmbëngulin në pritje të formimit të Këshillit të ri të Lartë Gjyqësor, i cili brenda mandatit të tij do të nisë një procedurë të re dhe do të bëjë zgjedhjen legjitime të drejtuesve të organeve më të rëndësishme të sistemit gjyqësor. Në pozitën e tyre, avokatët ftuan kolegët dhe qytetarët të protestojnë para gjykatës në qytetin e tyre më 25 tetor - Dita e Avokatit Evropian dhe Shoqatave Evropiane të Drejtësisë, tema e së cilës sivjet ka të bëjë me pavarësinë dhe vetëqeverisjen e profesionit të avokatit dhe kontributin e tij për një demokraci më të fortë.
Lexoni më shumë mbi temën:
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..