Nuk ka ndryshime të rëndësishme në qëndrimet e njerëzve në fund të fushatës zgjedhore në krahasim me fillimin. Këto janë rezultatet e një sondazhi sociologjik të “Trend”, të porositur nga “24 Çasa”, në periudhën 16-22 tetor 2024 përmes një interviste të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar “ballë për ballë” me një tabletë mes 1002 të rriturve.
Sipas të dhënave të “Trend”, në Asamblenë e 51-të Kombëtare do të marrin pjesë shtatë formacione me përfaqësim të sigurt parlamentar, dy të tjera kanë mundësi për të kaluar barrierën.
Në renditjen e agjencisë GERB-SDS është sërish në vendin e parë me mbështetjen e 24,9 për qind të votuesve. Në vend të dytë renditen “Vëzrazhdane” - me 15,2 për qind, e ndjekur nga "Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - me 14,8. Pas tyre janë “Aleanca për të Drejta dhe Liri” me 7,8 për qind, “DPS-Fillimi i Ri” me 7 për qind, “Ka një popull të tillë” (ITN) me 6,6 për qind dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 6,5 për qind. Partia MEÇ është në kufi me 4%, “Veliçie” mbetet nën vijën, me 3,6%, si dhe “Bullgaria Blu” me 1,7% të votuesve. Me “Unë nuk mbështes askënd” do të votonin 4.3 për qind prej zgjedhësve .
“Trend” vëren se mund të ketë disa ndryshime në renditje, sepse diferencat mes disa formacioneve janë nën një përqind. Nga studimi i porositur nga “24 Çasa”, del qartë gjithashtu se fushata zgjedhore nuk ka arritur të motivojë më shumë votues për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Pritet që pjesëmarrja të jetë ndërmjet 2 milionë dhe 2 milionë e 200 mijë njerëz.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..