Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos, Bojan Hristov është autori i muzikës, aranzhimi është sërish vepër e Angell Djullgerov.
"Kjo këngë mbart një mesazh të veçantë. Është një histori për momentet kur njeriu zhytet në vetvete. Është gjithmonë më e lehtë të dalësh kur dikush të thotë: Qetësohu, gjithçka është në rregull", thotë artisti.
“Gjithçka është në rregull" ka dhe një video shumë të bukur të krijuar me ide të Vasill Stefanovit dhe në të një pjesë të veçantë merr aktori i njohur Darin Angellov.
"Ideja në video ka nisur nga një kujtim i babait tim. Dashuria prindërore është e pa rezervë dhe shumë e ngjashme me dashurinë hyjnore", thotë Ljubo Kirov.
Fansat e Ljubo Kirovit do të kenë mundësinë të dëgjojnë live "Gjithçka është në rregull" dhe hitet e tij më të mëdha gjatë koncertit të tij më 28 nëntor në sallën Arena Sofja.
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA