Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë, u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit.
Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga klasat 5D, 6G dhe 7D shënuan festën unike bullgare të spiritualitetit duke lexuar dhe përkthyer tekste në rusisht dhe gjermanisht, u mburrën nga shkolla në faqen e tyre në Facebook, duke publikuar foto nga klasa, ku shihet edhe faqja në gjuhën gjermane e Radio Bullgarisë. Programi shumëgjuhësh i Radios Kombëtare Bullgare i tregon botës për të gjitha ngjarjet e rëndësishme në Bullgari, për kulturën, historinë dhe traditat tona, duke përfshirë festat e rëndësishme, si Dita e Iluministëve të Popullit. Na vjen mirë që përmbajtja që ofrojmë prek zemrat e të rinjve bullgarë. Gëzuar festën të gjithë iluministëve modernë të popullit!
Më shumë hollësi për historinë e Radio Bullgarisë (programeve për jashtë shtetit të Radios Kombëtare Bullgare) mund të lexoni edhe në faqen shqip KËTU.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...