Qendra rinore "Zahari Stojanov" në qytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) organizon një takim folklorik të komuniteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës. Qëllimi i eventit, i cili do të mbahet nga sot deri më 17 nëntor të këtij viti, është të edukojë dhe frymëzojë pjesëmarrësit që të perceptojnë dhe praktikojnë tolerancën në jetën e tyre personale dhe publike.
Në kuadër të takimit do të zhvillohet edhe një Panair Kulinar i Bashkësive. Pjesëmarrësit do të ndajnë veshjet tradicionale dhe traditat kulturore të etnive të tyre. Do të mbahet gjithashtu një koncert me interpretues nga komunitetet e përfaqësuara për të promovuar shkëmbimin kulturor, tolerancën dhe mirëkuptimin midis njerëzve me prejardhje të ndryshme.
Ngjarja folklorike bashkon komunitete të ndryshme kulturore që prezantojnë trashëgiminë e tyre përmes muzikës, vallëzimit, kostumeve tradicionale dhe zakoneve, thonë organizatorët.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..