Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes, një shfaqje mbi 100-vjeçare, e cila zhvillohet në një Bullgari të trilluar, u shfaq pa publikë në natën e parë të premierës për shkak të sulmeve të qarqeve ultra-nacionaliste, të cilët penguan fizikisht publikun të hyjë në godinën e teatrit”, shprehen krijuesit në letrën e tyre drejtuar Parlamentit Evropian.

Ata theksojnë se sulmet ndaj lirisë artistike arritën një nivel pothuajse absurd në shumë vende anëtare. Organizatat teatrore u bëjnë thirrje institucioneve evropiane që të kenë parasysh sulmet e partive dhe organizatave nacionaliste kundër institucioneve kulturore dhe artit. Ata shtojnë se ajo që po ndodh është pjesë e një strategjie të organizuar për t’u nënshtruar kulturën politikave konservatore dhe nacionaliste, të cilat mund të çojnë në shkatërrimin e projektit kulturor evropian krijuar pas vitit 1989.
Lexoni më shumë mbi temën:
Foto: BTA, BGNESTë martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..