Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të mbledhjes së mbështetjes për kandidaten e saj për postin e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor - Natalija Kisellova dhe për të diskutuar prioritetet legjislative të parlamentit të ri. Këtë e mësoi BNR nga burimet e saj. Sot, në prag të provës së nëntë për të zgjedhur kryeparlamentarin, socialistët do të takohen me GERB-SDS dhe PP-DB. Në përpjekjen e tetë për të zgjedhur një kryetar, GERB-SDS hoqi dorë nga kandidatura dhe mbështeti Kisellovën, duke theksuar se po bënin një "kompromis të madh". "Nëse "BSP - E majta e bashkuar" mbledh një shumicë jashtë "Vëzrazhdane" dhe "DPS - Fillimi i Ri", ne do t'i mbështesim ata në balotazh," tha kreu i GERB Bojko Borisov përpara procedurës.
Takimet pritet të vazhdojnë edhe të mërkurën më 4 dhjetor. Ftesat u janë dërguar të gjitha formacioneve të përfaqësuara parlamentare pa "DPS - Fillimi i Ri" të Deljan Peevskit.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..