I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe bashkëkryetar të PP-së Kirill Petkov. Arsyeja është arrestimi i liderit të GERB-it, Bojko Borisov në vitin 2022, i cili më vonë u shpall i paligjshëm nga gjykata, bëhet e qartë nga një njoftim i prokurorisë. Në arsyetim theksohet se Petkov në cilësinë e kryeministrit “ka tejkaluar autoritetin” duke urdhëruar në mënyrë të paligjshme fillimin e procedurës paraprake në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Gjithashtu, si kryeministër, ai kërkoi që policët hetues ta marrin në pyetje pa e njoftuar prokurorin kompetent. Gjithashtu është urdhëruar që të kryhen kontrolle dhe sekuestrime në banesat e tre shtetasve bullgarë, njëri prej të cilëve ishte Borisov, pa lejen e gjykatës përkatëse dhe në errësirë të ditës, pasi në këtë rast nuk kishte arsye për urgjencë.
"Sarafovi po me kërkon imunitetin për arrestimin e Borisovit. A nuk e kuptuat që nga frika nuk mund të na përkulni! Dotë jap menjëherë imunitetin”, u përgjigj Kirill Petkov përmes Facebook-ut.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..