Me një mesazh paqeje dhe drite, në Sinagogën Qendrore të Sofjes u mbajt ceremonia e ndezjes së qiririt të gjashtë të Hanukas. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetarja e Kuvendit Natalija Kisellova, nënprsidentja Ilijana Jotova, Nevjana Miteva, zëvendësministrja e punëve të jashtme, si dhe ambasadori i Izraelit Josef Levi Sfari. Gjatë ceremonisë, kryerabini në Bullgari, Joel Jifrah, bëri një lutje për Bullgarinë, popullin bullgar, si dhe për pengjet izraelitë në Rripin e Gazës.
Ne lutemi për paqe, për shpresë, për një të ardhme më të mirë. Shpresoj që të vijnë ditë më të ndritshme, kur e mira do të mbizotërojë mbi të keqen, tha Kisellova.
Zëvendëspresidentja Jotova, para ndezjes së qiririt të tretë të Hanukas, në fjalën e saj theksoi se ky moment solemn është një rast që bullgarët të krenohen, sepse Bullgaria është shembull se si popuj të ndryshëm me besime të ndryshme dhe me etni të ndryshme mund të jetojnë së bashku dhe të ndajnë dhimbjen dhe gëzimin.
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..