Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Atanas Illkov dhe homologu i tij rumun Cătălin Predoiu do të heqin simbolikisht pengesën e fundit kufitare mes dy vendeve tona në minutën e parë të Vitit të Ri në pikën kufitare "Ura e Danubit" afër Ruse-Giurgiu. Kështu, ata do të shënojnë anëtarësimin e plotë të të dyja vendeve në zonën Shengen të lëvizjes së lirë dhe heqjen e kontrolleve të kufirit të brendshëm tokësor.
Deri në fund të vitit 2024 të gjithë personat dhe mjetet që kalojnë përmes pikës së kontrollit të "Urës së Danubit" duhet t'i nënshtrohen një kontrolli 100%. Nga viti 2025 makinat që udhëtojnë për në Rumani do të paguajnë një tarifë "urë" në anën bullgare, më pas do të kalojnë urën dhe në anën rumune vetëm një pjesë minimale e tyre do t'i nënshtrohet kontrollit kufitar në bazë të metodës së "analizës së rrezikut". Në të njëjtën mënyrë do të jetë lëvizja edhe në drejtimin e kundërt.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..