Për të katërtin vit radhazi, platforma e shkrim-leximit dhe drejtshkrimit "Si shkruhet" është në kërkim të fjalës që përshkruan më së miri 365 ditët e fundit të 2024-ës. "Të gjithë mund të japin sugjerimet e tyre, edhe nëse përsëriten - shkruajini ato," kërkon Doli Nikollova, eksperte e filologjisë bullgare nga projekti.
Përzgjedhja e fjalëve bullgare të vitit fillon më 6 janar dhe përfundon më 20 janar. Në fazën e parë të fushatës – deri më 10 janar, çdokush mund të sugjerojë një fjalë ose frazë. Për javën e dytë juria do të lërë 10 fjalët më të përmendura për sondazhin final”, thotë Nikollova. Çdo pjesëmarrës në sondazh do të mund të votojë nga 13 deri më 18 janar deri në 3 nga 10 fjalët e propozuara finaliste.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..