Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev në një konferencë me rastin e zbatimit të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri.
Donçev kujtoi se javë më parë ka paralajmëruar në Parlament në lidhje me situatën, e cila, sipas fjalëve të tij është shqetësuese. Masat dhe reformat në të gjithë planin janë 321 deri në pagesën e nëntë. Nga këto, Bullgaria ka realizuar 115, tha Donçev dhe pranoi se në 4 vjet Bullgaria ka realizuar një pjesë të parëndësishme të reformave.
7 projekte nuk mund të realizohen, siç ishte planifikuar, deri më 31 gusht 2026, për 15 projekte probabiliteti i realizimit është jashtëzakonisht i ulët, ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..