Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në zonat malore në gjysmën perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve - erë e fortë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21 dhe 26°, në kryeqytet rreth 22°.
Në male para mesditës vranësira do të jetë e shpërndarë. Pas mesditës, vranësirat do të trashen nga perëndimi dhe në orët e mbrëmjes do të fillojnë reshjet e shiut në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore dhe në malin Rodopa. Do të fryjë e fortë, në zonat më të larta erë e furishme nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 15°, në 2000 m rreth 7°.
Në bregdetin e Detit të Zi në veri vranësirat do të jenë të shpërndara kryesisht të larta. Në jug në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull. Do të fryjë erë e fortë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 17 – 19°. Temperatura e ujit të detit është 6-7°. Dallgëzimi i deti do të jetë 2-3 ballë dhe në veri deri në 4 ballë.
Të mërkurën do të ketë vranësira të theksuara, vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë 3-4° më të larta, ndërsa gjatë ditës do të ketë ulje të lehtë. Pasditen e së enjtes vranësirat do të zvogëlohen nga perëndimi në lindje.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..