Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë.

Programi i larmishëm do të shfaqë muzikantë të famshëm të nivelit botëror: Orkestra e Dhomës Lituaneze me dirigjent dhe solist Sergei Krylov, Orkestra e Dhomës së Radios Bavareze me drejtorin artistik Radosław Schulz dhe Ansambli Baroque Wrocław - një nga ansamblet më të rëndësishme polake të specializuara në praktikën autentike të performancës për epokën.

Në Sofje posaçërisht për festivalin po mbërrin edhe violinisti izraelit Vadim Gluzman, i cili do të luajë në koncertin e parë të ciklit "Koleksioni i Stradivarius" - një nismë e re origjinale e ekipit të festivalit, e cila do t'i prezantojë publikut muzikantë virtuozë që kanë fituar privilegjin të luajnë në instrumentet më të çmuara nga shkolla e lutierëve të Kremonës.

Fillimi zyrtar i forumit është më 12 mars me artistët e jashtëzakonshëm bullgar Krasimira Stojanova (soprano) dhe Ljudmil Angellov (piano). Recitali i tyre do të shfaqë kryevepra vokale nga Richard Wagner, Gustav Mahler dhe Richard Strauss.

Seria e ngjarjeve të ndryshme koncertesh plotësohet me një master klasë nga violinisti dhe pedagogu i shquar me origjinë bullgare, Filip Draganov - profesor në Akademinë e Arteve në Bernë (Zvicër).
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Foto: europeanmusicfestival.bg, cantusfirmusbg.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”