Rritet numri i personave me probleme me veshkat, njoftoi në Ditën e sotme Botërore të Veshkave prof. Biser Borisov, shef i Klinikës së Nefrologjisë në Spitalin Universitar "Dr.Georgi Stranski" në Pleven. Sipas tij, sëmundjet kronike të veshkave prekin jo më pak se 10% të popullsisë së botës dhe nuk ka dallime të mëdha gjeografike. Arsyet më të zakonshme janë plakja e popullsisë dhe “pandemia e vërtetë e quajtur trashje”. Diagnoza e hershme është veçanërisht e rëndësishme për pacientët me rrezik të lartë, theksoi Prof. Biser Borisov. Prandaj është e nevojshme të bëhen analiza laboratorike të urinës dhe gjakut një herë në vit. Është e vertetuar se ndryshimet në stilin e jetesës dhe në dietë, si dhe përdorimi i medikamenteve mbrojtëse të veshkave, mund të zvogëlojnë përparimin e sëmundjeve tashmë ekzistuese të veshkave. Specialisti këshillon të pini më shumë ujë, të lëvizni më shumë dhe të reduktoni marrjen e kripës.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..