57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek njerëzit mbi 70 vjeç. Idenë që të krishterët ortodoksë të studiojnë ortodoksinë, katolikët të mësojnë katolicizmin dhe myslimanët të studiojnë islamin - perceptohet në një mënyrë më të nuancuar, komenton agjencia. 44% e të anketuarve thanë se e mbështesin deri diku, ndërsa 38 % janë kundër.

6 nga 10 persona besojnë se edukimi fetar mund të kontribuojë në formimin e vlerave morale te nxënësit, ndërsa 23% shprehin qëndrim të kundërt. Sondazhi përfaqësues kombëtar i Agjencisë "Trend" i porositur nga "24 Çasa" u krye midis datave 10 dhe 16 mars 2025 nëpërmjet një interviste të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar ballë për ballë me tabletë me 1020 persona në moshë mbi 18 vjeç.
Foto: BGNES, Agjencia "Trend"Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..