“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi ekstreme dhe paralajmëroi të përfshirët në skema të tilla se do të përballen kokë më kokë me shtetin dhe autoritetet e tij gjyqësore. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ushtruesin e detyrës së Prokurores së Qarkut të Sofjes Svetllana Dimitrova dhe drejtorin e Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kryeqytetit, Ljubomir Nikollov, Georgiev deklaroi se në përgjigje të një rasti të disa ditëve më parë me gjyshen 90-vjeçare Janka, e cila humbi pasurinë e saj me vendim të një gjykate të arbitrazhit fantazmë, po përgatiten ndryshime legjislative. Për mashtrimin janë arrestuar disa persona. “Çështja për anulimin e vendimit të arbitrazhit nga ky i ashtuquajtur arbitrazh është në duart e tre gjyqtarëve suprem”, shtoi Ministri i Drejtësisë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..