Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 13° dhe 18°, në Sofje rreth 13°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në shumë zona do të bjerë shi, ndërsa mbi 1600-1700 m - borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 7°, në 2000 m – rreth 0°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të theksuara, por vetëm në vende të izoluara në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 15°, kurse uji i detit është 9°-10°. Dallgëzimi i deti do të jetë 1-2 ballë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..