Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta për abuzuesit.
Protestat u nxitën nga dy raste që kanë shpërthyer së fundmi në shoqëri. Njëri ka të bëjë me dhunën sistematike nga njerku Petër Çernev kundër Adrianit pesëvjeçar në Plovdiv, ku njerku mori vetëm 8 vjet burg. Rasti i dytë ka të bëjë me një grup të zbuluar pedofilësh që kanë krijuar, shitur dhe shpërndarë përmbajtje pornografike me dhunë ndaj fëmijëve, më i vogli prej të cilëve ishte një foshnjë 2 muajshe.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..