Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në përkrahje të mocionit të mosbesimit votuan 54 deputetë. Që të kalonte votimi, kërkesa duhej të mbështetej me një minimum prej 121 votash. Që gjatë paraqitjes së kërkesës për votë mosbesimi, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov pranoi se ai është i dënuar thjesht matematikisht.

Pas votimit, kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi nga foltorja e parlamentit për mbështetjen. "Me këtë ju mbështetët perspektivën evropiane të Bullgarisë dhe perspektivën e zhvillimit demokratik," tha ai.
Në fokus të debateve për votimin e djeshëm ishin temat e politikës së Bullgarisë ndaj luftës në Ukrainë dhe qëndrimi i vendit tonë për vdekjen e kapitenit të OKB-së Marin Marinov në Gaza. Ndërsa partia "Vëzrazhdane" mbronte motivet e saj, deputetët e PP-DB u larguan në mënyrë demonstrative nga salla plenare dhe njoftuan se nuk do të mbështesin një kërkesë për rrëzimin e qeverisë përpara hyrjes së Bullgarisë në eurozonë, por se ata vetë do të kërkonin një votë mosbesimi "në momentin që Bullgaria merr një datë anëtarësimi".
“Vëzrazhdane” dhe MEÇ kanë bërë të ditur se po shqyrtojnë paraqitjen e kërkesave të reja për mosbesim.
Kabineti Zheljazkov u betua para deputetëve më 16 janar të këtij viti.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..