Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme perëndimore-veriperëndimore. Në mbrëmjen në Bullgarinë Lindore era do të orientohet nga veriu dhe bashkë me të do të depërtojë edhe ajër i ftohtë. Në Bullgarinë Verilindore reshjet e shiut do të kthehen në borë dhe vende-vende do të formohet mbulesë e hollë bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2° dhe 3°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimalet - ndërmjet 9° dhe 14°, në Sofje - rreth 10°.
Në zonat malore do të ketë vranësira të konsiderueshme me reshje bore. Do të fryjë erë e fortë deri e furishme veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 4°, në 2000 m – rreth minus 5°.
Në bregdetin e Detit të Zi, vranësira do të jetë e konsiderueshme me reshje shiu, më të dendura në bregdetin verior. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore e cila në mbrëmje do të orientohet nga veriu dhe do të sjellë ajër të ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 9° dhe 14°, kurse uji i detit është 8°-9°. Dallgëzimi i deti do të jetë 2-3 ballë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..