Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi bisedime me partnerët në Këshillin e Përbashkët të Menaxhimit dhe me udhëheqësin e GERB-it, Bojko Borisov, lidhur me fatin e dy reaktorëve. “Vendosëm që dy reaktorët e Centralit Atomik “Belene” nuk do të shiten. Zhvillimi i energjisë bërthamore është rruga e duhur për vendin dhe për popullin. Çmimi i energjisë elektrike po rritet në mbarë botën, bota është në pasiguri të përhershme energjetike, dhe për këtë arsye energjia bërthamore është e qëndrueshme dhe e parashikueshme.Kemi një shesh, kemi reaktorë, kemi personel, gjithçka është në duart tona", theksoi Zafirov dhe shtoi se reaktorët janë një aset kyç për Bullgarinë, pjesë e pavarësisë së saj energjetike. Që tani e tutje, pritet një vendim i parlamentit.
Në vitin 2023, Bullgaria filloi negociata për t'i shitur Ukrainës dy reaktorët rusë në kuadër të projektit Belene. “Energoatom”-i i Ukrainës donte t'i përdorte ato për të përfunduar centralin e saj bërthamor “Hmelnicki”.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..