Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë

Foto: BTA-arkiv

Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov.  Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin.

Dje, një ditë pasi deklaruan se nuk do ta mbështesin më qeverinë, deputetët e grupit “DPS-DPS” rreth Ahmed Doganit thanë se do të votojnë “pro” mosbesimit.

Në të njëjtën kohë, në margjinat e Kuvendit, lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski deklaroi kategorikisht se nuk ka problem me stabilitetin e kabinetit.

Deputetët e PP-DB-së nuk do të marrin pjesë në votim pasi sipas tyre po punojnë për hyrjen e vendit në eurozonë dhe kjo është arsyeja që qeveria nuk do të pengohet të paktën deri në verë, edhe pse raportojnë mangësi në punën e saj në luftën kundër korrupsionit.

Partnerë në qeverisjen e vendit, sipas marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar në janar, janë GERB-SDS, “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe “Ka një popull të tillë”. Në një shtojcë pranë saj DPS-DPS kishin paralajmëruar mbështetje për qeverinë, por dje ata e tërhoqën mbështetjen e tyre.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD

Një bullgare drejton një ekip të NASA-s për të zbuluar planetë jashtë sistemit diellor

Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..

botuar më 25-11-25 6.10.MD