Hyrja e plotë e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen forcon ndjeshëm ekonominë e BE-së. Kjo theksohet në një raport të Komisionit Evropian mbi gjendjen e zonës pa kufij, të paraqitur sot. Raportohet se që nga fillimi i këtij viti, të dy vendet hyrën plotësisht në Shengen pas një procesi që zgjati 18 vjet. Përpara heqjes së kontrolleve të kufijve të brendshëm, kompanitë bullgare dhe rumune paguanin miliarda euro çdo vit për shkak të rritjes së kostove të logjistikës, vonesave në dorëzim, çmimeve të larta të karburantit dhe pagave të shoferëve në transportin e mallrave, njoftoi BTA. Në dokumenti theksohet se gjatë vitit të fundit ndërmorrë një sërë veprimesh për të forcuar Shengenin për të mbrojtur kufijtë e jashtëm, duke dhënë shembuj me punën e përbashkët të Bullgarisë, Austrisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, si dhe aktivitetet e ndërmarra në kufirin bullgaro-turk për të parandaluar kërcënimet ndaj BE-së.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..