Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 27 prill, Kisha Ortodokse Bullgare kremton të Dielën e Shën Thomait, e quajtur edhe Antipashka

Foto: arkiv

Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme, pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka, që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një rifestim të Pashkëve në ditën e tetë pas Festës së Festave, një lloj Pashke e dytë.

Të Dielën e Thomait, Kisha përkujton gjithashtu shfaqjen e Zotit të Ngjallur Apostullit të Shenjtë Thomai. Vdekja e Krishtit në Kryq e pikëlloi thellë Apostullin Thomai, sepse ai mendonte se humbja e Tij ishte e pakthyeshme. Sigurimeve të dishepujve për ringjalljen e Krishtit, ai iu përgjigj: "Po nuk e pashë në duart e Tij shenjën e gozhdëve dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e Tij, nuk do të besoj" (Gjoni 20:25).

Një javë pas Ringjalljes, Zoti iu shfaq Apostullit Thomai dhe, duke dëshmuar se kishte qenë me dishepujt gjatë gjithë kohës pas Pashkëve, nuk priti pyetjet e Thomait, por Vetë i tregoi plagët e Tij, në përgjigje të kërkesës së tij të pathënë. Ungjilli nuk thotë nëse Thomai i preku vërtet plagët e Zotit, por besimi digjej në të si një flakë e ndritshme dhe ai thirri: "Zoti im dhe Perëndia im!" Me këto fjalë, Thomai rrëfen jo vetëm besimin në Ngjalljen e Krishtit, por edhe besimin në Hyjninë e Tij.

Sipas jetëshkrimit, Shën Apostulli Thomai themeloi kisha të krishtera në Palestinë, Mesopotami, Parti, Etiopi dhe Indi, duke e vulosur predikimin e Ungjillit me martirizim. Për konvertimin në Krisht të djalit dhe gruas së sundimtarit të qytetit indian të Melipurës, ai u burgos, u torturua dhe më në fund, i shpuar me pesë shtiza, shkoi te Zoti.

Nga e Diela e Thomait, sakramenti i martesës rifillon në Kishën Ortodokse, pas një ndërprerjeje gjatë Kreshmës së Madhe e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit.

Lexoni më shumë nga arkivi ynë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Këshilli i Qytetit të Bollgradit/Facebook

Qyteti ukrainas Bollgrad me popullsi mbizotëruese bullgare feston 204 vjet histori

Bollgradi në rajonin e Odesës, Ukrainë, shënon sot, 25 gusht, 204 vjet nga themelimi i tij me një program kulturor në sheshin qendror dhe në institucionet kulturore të qytetit, raportoi BTA. Festimet janë pjesë e një festimi tre-ditor të Ditës së..

botuar më 25-08-25 12.34.MD

Vëllazëria e Bardhë pret Vitin e Ri Hyjnor

Ndjekësit e mësuesit shpirtëror Beinsa Duno (Petër Dënov), të njohur si Vëllazëria e Bardhë, e presin Vitin e Ri Hyjnor më 19 gusht tek Shtatë Liqenet e Rilës – në ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit sipas kalendarit të vjetër. “Kjo ngjarje qendrore..

botuar më 25-08-19 5.55.PD

Fari i Shabllës hapi sërish dyert për vizitorët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fareve Detare, fari më i vjetër përgjatë brigjeve detare bullgare në Shablla hapi dyert për vizitorët. Komuna e Shabllës njoftoi se sot, nga ora 09:00 deri në 17:00, është mundësia e fundit për këtë vit që turistët të..

botuar më 25-08-18 11.08.PD