Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Greqisë, Georg Georgiev dhe Georgios Gerapetritis, nënshkruan më 2 maj një deklaratë të përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda. Kjo u raportua nga Radioja Kombëtare Bullgare, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme Greke.
"Deklarata e Përbashkët garanton sigurimin nga Bullgaria të një sasie të mjaftueshme uji për një periudhë pesëvjeçare, duke siguruar kështu funksionimin e qetë dhe të vazhdueshëm të sistemit të ujitjes dhe prodhimit bujqësor në rajonin kufitar të Evrosit, pas skadimit të marrëveshjes përkatëse dypalëshe 60-vjeçare midis Greqisë dhe Bullgarisë." Njoftimi grek specifikon se marrëveshja ështënënshkrua në koordinim me Ministritë e Mjedisit dhe Energjisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ushqimit.
Informacioni rreth dokumentit të nënshkruar nuk është publikuar nga Ministria e Jashtme Bullgare.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..