10
Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) protestuan sot duke kërkuar paga të mira. Gazetarët, redaktorët, kameramanët, regjisorët, teknikët, këngëtarët dhe muzikantët e orkestrave që punojnë në këto media kërkojnë një rritje të pagës prej të paktën 15%. Protesta zhvillohet nën moton "Puna në media ka vlerë". Aksione proteste të kolegëve tanë u mbajtën edhe në qytete të tjera të vendit.

"Për herë të parë, tre mediat publike kombëtare janë në rrugë, dhe jo për të mbuluar atë që po ndodh atje, por për të protestuar. Ata që hartuan Buxhetin 2025 mund të jenë krenarë për këtë." Kjo u deklarua në një koment mbi protestën e BNR-së, BNT-së dhe BTA-së nga Ljuboslav Kostov - Kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatavetë Pavaruara në Bullgari (KNSB) dhe Mario Ninov, Kryetar i Komitetit Kombëtar të Grevës së Konfederatës së Punës “Podkrepa”.

Që të përmbushet kërkesa për rritje të pagave në Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe Agjencinë Telegrafike Bullgare me të paktën 15%, është e nevojshme të ndahen gjithsej 14 milionë leva shtesë nga buxheti i shtetit, ose 0.1% e buxhetit të shtetit, theksoi Kostov.
Për të ilustruar pagat tepër të ulëta, Mario Ninov citon një fletë pagese të një muzikanti nga Orkestra Kombëtare Bullgare e Radios, i cili ka 20 vjet përvojë pune – fleta e pagesës është për pagën e tij për prillin prej 1 612 levash (824 euro), nga të cilat pas zbritjeve nuk mbeten as 1200 leva (614 euro).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Georgi Nejkov, Ani Petrova - BNR
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..