Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje, do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës, nga perëndimi në lindje, do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe në vende të izoluara në rajonet perëndimore para mesditës, është e mundur të bjerë shi të lehtë. Do të ketë orë me diell, por rreth dhe pas mesditës do të zgjerohet mbulesa e reve dhe do të bien shirat në më shumë zona të gjysmës perëndimore të vendit. Probabiliteti i breshëritë po rritet. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 22 dhe 27°, në kryeqytet do të jetë rreth 23°.
Në male, retë do të shpërndahen para mesditës, pastaj në pasdite retë do të trashen. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara me bubullima, në më shumë vende në masivet perëndimore. Do të fryjë erë nga jugperëndimi mesatar deri i fortë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 17°, në 2000 metra - rreth 10°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell me vranësira të shpërndara. Do të fryjë erë e moderuar juglindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 18 deri në 23°. Temperatura e ujit të detit është 12-17°. Valët e detit do të jenë 2 ballë.
Të enjten, edhe pse pjesa më e madhe e vendit do të ketë orë me diell, mbulesa e reve do të trashet gjithashtu. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe në rajonet malore, do të ketë shira dhe bubullima. Temperaturat do të rriten më tej nga 25 deri në 30 gradë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..