Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Apo jo" - mesazhi për të qenë proaktivë në jetën tonë të përditshme

Foto: Facebook/Nana & The Gang

Pas një pauze, të lidhur me ndryshimet në formacion, grupi Nana & The Gang u kthye me një këngë të re. Vlladi Zidarov – bateri, miksim dhe masterizim, Miro Gajdarski – bas dhe Ilijana Jordanova – vokal, prezantojnë "Apo jo" – një këngë me një mesazh dhe motivim. Muzika dhe aranzhimi janë të grupit, surpriza në këtë rast është pjesëmarrja e Mihaella Mihajllova - Misha nga grupi “Siluet”, e cila shtoi violina në këngë. Përsëri, Ilijana Jordanova është autore e tekstit tradicionalisht të fortë, të dedikuar për të rinjtë. Ajo thotë:

"Kjo këngë u krijua për këtë brez të ri - ata janë të mrekullueshëm, janë më të zgjuar dhe më të talentuar se ne, siç duhet të jetë çdo brez i ri. E vetmja gjë për të cilën jam e trishtuar, dhe që e shpreha në këtë këngë, është se ata nuk janë proaktivë. Se nuk janë aq luftarakë sa ishim ne, se nuk janë aq ëndërrimtarë sa ishim ne. Dhe do të doja që ai proaktivitet që ishte karakteristikë për ne të kthehej pak më shumë. Në fillim mendova se kjo këngë ishte për këtë brez, por në të vërtetë është për të gjithë ne.”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto:  Facebook/Nana & The Gang




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opera botërore pret një rekord të ri nga bullgarja Sonja Jonçeva

Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..

botuar më 25-11-27 8.20.MD

Veselin Marinov me katër koncerte radhazi para publikut në Sofje

Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..

botuar më 25-11-25 8.10.PD
Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD