Pas një pauze, të lidhur me ndryshimet në formacion, grupi Nana & The Gang u kthye me një këngë të re. Vlladi Zidarov – bateri, miksim dhe masterizim, Miro Gajdarski – bas dhe Ilijana Jordanova – vokal, prezantojnë "Apo jo" – një këngë me një mesazh dhe motivim. Muzika dhe aranzhimi janë të grupit, surpriza në këtë rast është pjesëmarrja e Mihaella Mihajllova - Misha nga grupi “Siluet”, e cila shtoi violina në këngë. Përsëri, Ilijana Jordanova është autore e tekstit tradicionalisht të fortë, të dedikuar për të rinjtë. Ajo thotë:
"Kjo këngë u krijua për këtë brez të ri - ata janë të mrekullueshëm, janë më të zgjuar dhe më të talentuar se ne, siç duhet të jetë çdo brez i ri. E vetmja gjë për të cilën jam e trishtuar, dhe që e shpreha në këtë këngë, është se ata nuk janë proaktivë. Se nuk janë aq luftarakë sa ishim ne, se nuk janë aq ëndërrimtarë sa ishim ne. Dhe do të doja që ai proaktivitet që ishte karakteristikë për ne të kthehej pak më shumë. Në fillim mendova se kjo këngë ishte për këtë brez, por në të vërtetë është për të gjithë ne.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Nana & The Gang
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..