Në fjalimin e saj në kremtimin zyrtar në Sofje të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Letërsisë Sllave, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova theksoi se shkrimi glagolitik, i krijuar 1170 vjet më parë, nuk është vetëm një alfabet i ri, por një revolucion shpirtëror që shënoi fillimin e një botëkuptimi dhe filozofie të re, shekuj më parë se Rilindja.
"Nëse lutem në një gjuhë të panjohur, shpirti im lutet, por mendja ime mbetet shterpë..." Këto fjalë të Shën Konstandinit-Kirill Filozofit na japin dritën e përjetshme në rrugën drejt dijes dhe spiritualitetit, ato u bënë krijuesit e një populli të tërë, lindën gjuhën bullgare, shkruan librat tanë, hartuan fatin tonë dhe vazhdojnë të shkruajnë historinë tonë. Ato i dhanë botës qytetërimin e sllavëve dhe na çuan nëpër kohë!", theksoi Jotova.
Ajo deklaroi se letrarët bullgarë po e ndryshojnë hartën shpirtërore të Evropës. "Nga këtu, nga Bullgaria, librat fillojnë të flasin në një gjuhë të kuptueshme për shumë popuj", theksoi Zëvendëspresidentja Jotova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:BTA
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..